• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketingu

Mundësi punësimi për të interesuarit!

“Digicom” sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.

Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të Marketingut të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm:

Pozicioni: Drejtor Marketingu



Përmbledhja e Pozicionit:


Drejtori i Marketingut është përgjegjës për krijimin, promovimin dhe mirëmbajtjen e markës së kompanisë dhe projekteve për të sjellë rritjen e biznesit.



Detyra dhe Përgjegjësi:


  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë;
  • Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor të marketingut;
  • Organizimi i departamentit marketing dhe përkujdesja për zhvillimin e stafit, propozon trajnimet e nevojshme për ta.
  • Bashkëpunim me departamentin e shitjeve për vendosjen e politikave dhe strategjive të çmimit;
  • Përfaqësimi i kompanisë në evente, panaire dhe media të ndryshme;
  • Menaxhimi i mediave sociale së kompanisë;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare;
  • Përgatit plan media për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë, zhvillimin dhe përmirësimin e njohjes së brand-it;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Krijon shërbime dhe paketat e reja;
  • Supervizionon zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e faqes web të kompanisë;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatshkurtër dhe afatvjetor;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, i'u komunikon përpritshmëritë e kompanisë;
  • Identifikon nevojat për trajnim si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit në varësi;




Kualifikime dhe aftësi:


  • Diplomë universitare në Marketing (diplomë Masteri MBA përbën përparësi);
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe fushatave të marketingut;
  • Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të stafit;
  • Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të lart menaxhimi;
  • Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e dhe të ndërmarrë iniciativa;
  • Njohje shumë të mire të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike;



Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e postës elektronike: hr@digicom.al.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top