• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER/E MARKETINGU

Gaia Travel and Events ofron mundesi punesimi full time ne pozicionin meposhte :


MENAXHER/E MARKETINGU

Menaxheri i marketingut ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat e tjera te kompanise për realizimin e shitjeve.


PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujorë dhe vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të permiresuar imazhin e kompanise

Kërkesat e profilit :

  • Perparësi kanë kandidatët me eksperiencë pune në shitje/marketing minimumi 2 vjet
  • Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;
  • Preferohet diplomë Universitare në Marketing, Administrim Bizesi;
  • Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;
.
Të interesuarit ju lutem të dërgojne aplikimin dhe CV në adresën : info@gaia.al
Afati i dërgimit të CV deri në datën 1 tetor 2019.
Ju mirepresim!
www.gaia.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top