• Tirane, ofroj vend pune Shites ne Dyqan

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Profesionisti_banner.jpg


Jeni duke kërkuar punë më të mirë dhe mundësi për të fituar më shume? A është shitja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika juaj më e fortë? Apliko Tani!

Profesionisti në emër të një Klienti i cili ofron shitjen e mobiljeve, aksesoreve te tjere shtepiake si dhe produkte te tjera per zyra apo lokale, po kërkon të punësojë kandidatë energjikë dhe të motivuar në pozicionin “ Shitës ne Dyqan”.

Qëllimi i Pozicionit: Te ofrojë shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve duke synuar maksimizim e shitjeve.

Detyrat dhe Pergjegjësite
:


  • Prezanton në menyre profesionale produktet e kompanisë tek Klientët.
  • Identifikon nevojat e Klientët dhe jep propozime të ndryshme duke synuar maksimizim të shitjeve nga gjithë gama e produkteve që ofron kompania.
  • Garanton nivel të lartë të shërbimit ndaj Klientit duke iu përgjigjur në mënyrë efektive klientit.
  • Zbaton me përpikmeri procedurat ne fuqi dhe politikat e kompanise.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:
Arsimimi: Diplomë e shkollës së mesme apo universitare.
Pervoja e Punes: 2+ vjet eksperiencë pune në shitje.

Aftësi te tjera:


  • Aftesi shume te mira komunikuese.
  • Aftesi shume te mira në shitje.
  • I orientuar drejt arritjes së rezultateve.
  • Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise,
Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre tek adresa rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top