• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

Poliklinika Dental Group ofron mundësi punësimi në pozicionin: Recepsioniste

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon aktivitetet e përditshme të recepsionit duke kryer detyrat në kohë dhe me saktësi;
  • Informon pacientët për shërbimet dentare, kryen telefonata si dhe mirëpret vizitorët në klinikë;
  • Organizon korrespondencat dhe oraret e pacientëve në bashkëpunim me doktorët;
  • Regjistron faturat përkatëse si dhe kujdeset për sigurimin e informacionit të plotë tek palët e interesuara.

Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë ose të jetë në përfundim të ciklit bachelor;
  • E preferueshme eksperiencë e mëparshme në pozicion të ngjashëm;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të mira të gjuhës Italiane si dhe gjuha Angleze do të përbëjë avantazh;
  • Njohuri të mira kompjuterike, të paketës Microsoft Office.

Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë një CV pranë adresës hr.dentalgroup.al@gmail.com brenda datës 19 shtator 2019.

Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen për një intervistë.

Poliklinika Dental Group
Adresa:
Kryqëzimi i Rr. Ferit Xhajko me Rr. 5 Maji,
(Pranë Tregut të Medreses), Tiranë
Mob: +355 699 111 055
e-mail: hr.dentalgroup.al@gmail.com

Klinika që kujdeset për familjen tuaj



Cel. : +355 69 9111 055
 


Apply WhatsApp
Back
Top