Durres, ofroj vend pune Intership ne Pozicione te ndryshme
- Durres
- Tipi
-
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
Praktikë Profesionale
L&M Comercial është një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit në Shqipëri. Kompania L&M Comercial lider në sektorin e verërave dhe produkteve ushqimore, ofron mbi 600 produkte nga brande ndërkombëtare. L&M COMERCIAL ka shtrirë aktivitetin e saj thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë duke operuar me 5 distributor dhe 4 dyqane ekskluzive në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Korçë.
L&M kërkon student të sapo diplomuar ose studentë në vazhdim të studimeve (viti i fundit bachelor/master) të degëve të ndryshme të Fakultetit Ekonomik por jo vetëm, për praktikën e punës në pozicionet e:
- Agjent/e Shitje
- Menaxher/e Shitje
- Promotor/e produkti
- Merchandiser
- Ekonomist/e
Nise karrierën tënde me L&M Comercial!
Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperiencë unike, L&M ju mirëpret në programin e praktikës së punës. Ndërto eksperiencën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. L&M beson dhe vlerëson potencialin dhe talentin e studentëve. Gjatë praktikës, studenteve më të mire, do t’i ofrohet mundësi punësimi.
Aftësite e kërkuara
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit
- Aftësi organizimi & koordinimi
- Nivel i larte konfidencialiteti
- Aftësi të punojë me disa detyra njëkohësisht dhe në grup
- Të ketë gadishmërine në përmbushjen e detyrave rutinë
- Qëndrim proaktiv, me inisiative dhe i përgjegjëshëm
Pjesëmarrje në një ambient dinamik.
- Llojshmëri detyrash në varesi të aftësive të prezantuara dhe ambicjes
- Mundësi për tu rritur profesionalisht dhe personalisht
- Udhëheqje gjatë performancës së punës
- Njohjen e L&M Comercial
- Njohjen e filozofisë së biznesit
- Njohjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron L&M Comercial
- Rregullat e brendshme të kompanisë dhe zhvillimit të praktikës
- Kodin e etikës
Për aplikime: sales@lmcomercial.al ose aplikoni në linkun: https://lmcomercial.al/job-openings/
Apply