• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/urbanist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
AK-UA po kerkon Arkitekt, Urbanist dhe Planifikues Urban per t’u bere pjese e stafit tone.
Studio jone eshte e specializuar ne Arkitekture dhe Planifikim Urban. Ekipi eshte energjik, i pasionuar me profesionin dhe punetor. Qasja jone drejt profesionit eshte te bejme me te miren, gjithmone ne sfide me vetveten per te arritur rezultatet optimale qe sjellin risi, plotesojne nevojat e klientit, gjithmone ne perputhje me kerkesat ligjore dhe etiken profesionale. Profesioni jone eshte pune, por mbi te gjitha pasion, ndaj buzeqeshja dhe kenaqesia profesionale eshte kusht i padiskutueshem i çdo projekti!

Çfare presim nga ju:

-Te keni mbaruar studimet per Arkitekture, Urbanistike ose Planifikim urban.
-Aftesi ne konceptim arkitektonik dhe urban, aftesi analitike dhe krijuese.
-Aftesi per t’u pershtatur ne punen ne grup, per te perballuar presionin dhe ore te gjata sipas kerkesave e nevojave te projektit.
-Aftesi te shkelqyera komunikimi verbal dhe me shkrim
-Aftesi ne perdorimin e programeve me baze CAD (2D & 3D) dhe/ose GIS, programet e paketes Adobe, paketes Microsoft Office.
-Etike profesionale te padiskutueshme dhe transparence maksimale.

Nese mendon se mund te jesh pjese e nje ekipi te vogel, por energjik deshirojme te dime me shume per ju!
Dergoni ne adresen tone info@akua.al:
Nje shpjegim te shkurter, jo me shume se 5 fjali, per interesat tuaja dhe si aftesite dhe eksperienca juaj eshte e pershtatshme per ne.
Diplomen ne Arkitekture, Urbanistike ose Planifikim Urban
CV dhe Portfolion ku jane te evidentuara 3-4 pune ju prezantojne me shume, duke shpjeguar dhe rolin qe keni patur ne çdo projekt.
AFATI: 20 shtator 2019
 


Apply
Back
Top