• Agrokredit kërkon kandidatë për Oficer Kredie

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Agrokredit kërkon kandidatë për Oficer Kredie

Agrokredit është institucion financiar i liçensuar nga Banka e Shqipërisë që financon nevojat dhe aktivitetin ekonomik të individëve,
familjeve dhe sipërmarrjeve në zonat rurale dhe sub urbane.
Agrokredit krediton fermerë, blegtorë, operatorë turistik SME dhe agroturizëm, procesim të produkteve buqësore e blegtorale,
blerje mekanike apo linja prodhimi, mjete transporti, objekte ndërtimore etj.
Agrokredit ka një përvojë 20 vjecare në kredidhënie dhe është i shtrirë në gjithë territorin e vendit me 30 degë.

Emërtimi i vendit të punës: Oficer Kredie

Kriteret për këtë pozicion
  • Të ketë diplomë universitare të paktën Bachelor.
  • Preferohen degët Ekonomi dhe Agronomi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup.
  • Të ketë aftësi shumë të mira negociuese, shitje si dhe të jetë person proaktiv.
  • Të ketë aftësi të mira drejtuese.
  • Të jetë i fokusuar në arritjen e objektivave.
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion, me orare të zgjatura dhe jashtë zyrës.
  • Të marre përgjegjesi mbi vete.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft.
  • Preferohen persona me përvojë në sistemin bankar dhe financiar.
Agrokredit mundëson trajnime për kandidatët që përzgjidhen dhe garanton sistem shpërblimi, motivimi e karriere bazuar në drejtësi,
performancë, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Nëse jeni të interesuar, jeni të lutur të na dërgoni CV tuaj se bashku me fotografinë në adresën;
rekrutime@agrokredit.al
Afati deri në dt. 30.09.2019.

Ju lutemi specifikoni qartë qytetin për të cilin po aplikoni.
 


Apply
Back
Top