• Tirane, ofroj vend pune Graphic Design

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
EPPC Albania kërkon një Graphic Designer për klientin e saj, i cili është kompani lider e tregut të produkteve promocionale dhe shtypkrimeve dixhitale në Shqipëri.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Ideon, koncepton dhe krijon punët grafike për produkte si: flyer, broshura, katalog, dosje, kartëvizita, etj.;
  • Përshtat imazhet ose logot e klientëve në produkte promocionale si: bluza, stilolapsa, çanta, kapele, etj.;
  • Komunikon vazhdimisht me departamentin e shitjeve për përmbushjen e kërkesave të klientëve;
  • Propozon ide dhe variante të ndryshme për realizimin e kërkesa të klientëve për të arritur shpejtësi në prodhim dhe kreativitet;
  • Përshtat dizenjimet e aprovuara nga klientët për linjat përkatëse të prodhimit;
  • Qëndron koherent me njohuritë dhe trendet më të fundit në dizajn dhe programet ndihmëse.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsimin e lartë ne universitetin e Arteve (ndjekja e kurseve të dizajnit përbën avantazh);
  • Të ketë njohuri të paketës Adobe në programet: Illustrator, Photoshop, Indesign (njohuritë në programet 3D përbëjnë avantazh);
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe të shkruajë pa gabime;
  • Të zotërojë njohuri ndërkulturore;
  • Aftësi për të punuarit ne grup dhe i vetëmotivuar.


Të dhënat:

Pozicioni: Graphic Designer;
Vendndodhja: Tiranë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.09.2019


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top