• Tirane, ofroj vend pune Analist i Planifikimit të Kërkesës së Shitjeve

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Analist i Planifikimit të Kërkesës së Shitjeve

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të sigurojë një marrëdhënie sa më korrekte me partnerët tanë kryesor duke respektuar të gjitha procedurat për arritjen e objektivave të përbashkëta të CCBS.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja e raporteve javore të nevojave të distributoreve nga sell-in & sell-out.
  • Marrja e kërkesave ditore nga distributorët.
  • Përgatitja e urdhërave për distributorët bazuar në stokun aktual që ato kanë në magazinë.
  • Mban të dhënat mbi nivelin e stokut ditor në magazinën e CCBS dhe magazinat e distributoreve.
  • Përgatit komunikimet e ofertave dhe siguron që të gjitha palët e përfshira janë njoftuar.


Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universitare perben avantazh dega Administrim Biznesi.
  • Të ketë minimumi 2-3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • I/E vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
  • Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.


Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 08 Shtator 2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top