• Tirane, ofroj vend pune Asistente finance

Connect Group ka filluar aktivitetin e saj në tregtimin e veglave të punës që nga viti 1998, duke i ardhur në
ndihmë kërkesave të tregut të punës për mjete profesionale.


Rëndësia për sjelljen e çmimeve konkuruese, efikasitetit dhe fokusi ynë për gjetjen e zgjidhjeve inovatore për
çdo lloj pune, kanë bërë që ne t’u shërbejmë kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture , inerte,
mirëmbajtje, shërbim dhe të gjithave subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit.


Cilësia, siguria dhe besueshmëria janë tiparet që i dallojnë produktet e kompanisë tonë në tregun Shqipëtar.

Për shëmbje, ndërtim apo rinovim: Tek Connect, profesionistët do të gjejnë veglën e duhur për çdo aplikim dhe fazë pune ndertimi. Me ne ju arrini lehtësisht rezultate perfekte dhe do te keni një partner të përsosur pothuajse për çdo detyrë.





Detyrat:
 Te njohë produktet.
 Të kuptojë si funksionon sistemi organizativ.
 Të kuptojë cilat produkte janë më të shitura dhe cilat jo.
 Të kujdeset për gjëndjen e inventarit.
 Të bëjë fatura e T.V.SH–së.
 Të shprehë interes për punën.
 Spontimi I mallrave.


 Cdo gjë tjetër që nuk është përmëndur në këtë dokument do t’ju komunikohet verbalisht.


Kërkesat:
 Kupton nevojën e klientit përkates, duke i dhënë një përgjigje sa më efikase kërkesës së tij. Të ketë
aftësi bindëse ndaj klientit dhe argumentues i mirë (pra NJOHËS I MIRË I PRODUKTEVE).
 Të dijë të përdorë Kompjuterin dhe programin e bilancit.
 Të dijë të bashkpunojë në grup.


Përparësitë që duhet të ketë në punë:
 Hedhjen e shitjeve të produkteve në sistem.
 Sistemim i produkteve në rafte.
 Faturat e T.V.SH–së.


Orari:


Orari është I detyrueshëm të zbatohet nga I gjithë stafi pa përjashtim.


E hënë – E premte: 7:30 – 16:00
E shtunë: 7:30 - 14:00
E dielë: Pushim


Kushtet e punës janë te ndryshueshme në rast mosmarrvëshje, shkëputet bashkëpunimi duke ndjekur rregullat e
parashikuara në rregulloren e brëndshme të kompanisë.

Email: hr@connectgroup.al
 


Apply
Back
Top