• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e e Burimeve Njerëzore

EPPC Albania kërkon një Specialist/e të Burimeve Njerëzore.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përgatit njoftimet e punës dhe i publikon ato në portale dhe kanale të ndryshme rekrutimi;
  • Planifikon dhe organizon në mënyrë proaktive procesin e rekrutimit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e databases së kandidatëve/talenteve;
  • Identifikon, krijon dhe zhvillon marrëdhënie me kandidatura të përshtatshme sipas nevojave dhe pozicioneve, nëpërmjet procesit të kërkimit të drejtpërdrejtë;
  • Ofron mbështetje për shpërndarjen e talenteve të kualifikuar në varësi të natyrës së projekteve dhe brenda buxhetit të alokuar;
  • Përgatit kontratat dhe raporton tek drejtuesit për ecuririnë e punës në mënyrë periodike.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme në HR;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze; (domosdoshmëri)
  • Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi, bashkëpunimi me kultura të ndryshme internacionale;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës, prioriteve dhe arritjes së objektivave.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https:// aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top