• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë

Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: MenaxherShitjesh
Banda: 4
Departamenti: Shitjeve
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Menaxheri i Shitjeve suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Menaxhon marrëdhëniet me agjencitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy palëshe
  • Koordinon me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar në kontratën paraprake të shitjes.
  • Suporton ne kryerjen e studimeve të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bere një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion ne përgatitjen e tipologjisë së produktit.
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekte ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë.
  • Menaxhon te gjithë procesin e finalizimit te kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë duke u kujdesur qe te reflektohen te gjitha komentet dhe ndryshimet e kërkuara nga palët dhe konsolidimi i tyre ne draftin final
  • Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Burimeve Njerëzore, Financës & Menaxhimit për kompanitë e sektorit të Real Estate
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtja, dhe shërbimeve të tjera që ofron Investitori
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit te kompanisë Imobiliare, klientëve ekzistues dhe potenciale dhe i ndihmon ata për të bere zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Suporton funksionin e “post shitjes” për arkëtimin e kësteve në momentin e maturimit për klient sipas nevojës.
  • Suporton Marketingun me informacione te ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët
  • Koordinon takime ndërmjet klientëve dhe institucioneve financiare dhe Departamentit te Financës në rastet kur klienti ka shprehur nevojën e tij/saj për financim.
  • Koordinon me departamentin Juridik për noterizimin e kontratave, ku kopja e secilës kontrate ti shkoje departamentit përkatës dhe klientit.
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.


Edukimi:

  • Të zotëroje diplomë Universitare ne fushën e Biznesit

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në ketë fushë

Aftësi të tjera:

  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read).
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • Të posedojë patente për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël.
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0219.

Afati i dorëzimit: 30/08/2019
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top