• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi/ Arkitekt

Kerkohet Inxhinier Ndertimi/Arkitekt me kohe te plote.

Pergjegjesi te pergjitheshme:

*Detajon preventivin e objektit, vendos perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre.
*Identifikon risqet kryesore ne realizimin e projektit dhe i raporton ato tek Administratori
*Mban te gjithe dokumentacionin e nevojshem teknik te objektit (proces verbale/ditarin e punimeve/librezen e masave/etj.)
*Mban kontakt te vazhdueshem me stafin teknik zbatues ne terren, dhe i pasqyron ndryshimet/kerkesat e projektit ne kohe reale ne dokumentacionin perkates.
*Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen

Pergjegjesite e vecanta

*Para fillimit te punimeve analizon projektin dhe detajon preventivin, per te bere te mundur kalkulimin e nje kosto paraprake te objektit
*Eshte pika e pare e kontaktit me Inxhiniret qe jane ne kantier dhe pervec suportit teknik te nevojshem, perfshihet dhe ne procesin e kontrollit financiar/teknik qe ben nje monitorim konstant te ecurise se projektit
*Mban pergjegjesi per detajimin e sakte te preventivit duke perfshire te gjithe zerat e domosdoshem qe do jene pjese e objektit sipas specifikimeve teknike, por duke ruajtur dhe standardet qe aplikon kompania
*Ndjek ecurine e punimeve ne kantier, duke ndertuar paralelisht ne Autocad projektin, me ane te cilit ri-konfirmon volumet e punimeve te kryera konform preventivit.
*Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme per te ndihmuar Inxhinierin ne kantier mbi zbatimin e projektit dhe kushteve teknike
*Ne kordinim me strukturat e tjera te kompanise, identifikon materialet, pajisjet dhe makinerit e nevojeshme per realizimin e projektit
*Ndjek dhe (raporton ne rast evidentimi te harxhimit jashte normave te materialeve ) mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper
*Eshte pergjegjes per pergatitjen e situacioneve mujore faktike dhe atyre progressive
*Monitoron koston e projektin duke bere analize kosto per te gjithe produktet dhe sherbimet
*Eshte pergjegjes per identifikimin e zerave qe tejkalojne ne cmime dhe sasi preventivin fillestar te ndertuar
*Krahasimi i furnizimeve me inventaret fizike mujore, per te evidentuar saktesite e librezave te masave

KËRKESAT E PROFILIT:

*Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi/hidroteknik) / Arkitekture
*Një diplomë pasuniversitare përben avantazh
*Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare, rruge, ujesjelles, etj)
*Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze.
*Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike që aplikohen për kompanitë e ndërtimit.
*Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve
*Të përdorë mirë programet Autocad dhe Microsoft office
*Mobiliteti eshte avantazh

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: hasmucabashkim@yahoo.com

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top