• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Inxhinier Mekanik
Natyra e punës: Projektim skicash për strukturat metalike
Programi i punës: TEKLA (kusht i domosdoshëm njohja dhe përdorimi i tij)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Skicon produkte mekanike dhe elektromekanike dhe sisteme duke zhvilluar dhe testuar specifikimet dhe metodat;
  • Harton dhe zbaton modifikimet e kostove efektive të pajisjeve për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë, besueshmërisë dhe xhiros;
  • Zhvillon specifika të projektit të ndërtimit duke bashkëpunuar me inxhinierë të fushave të tjera;
  • Zhvillon, teston dhe vlerëson hartime të ndryshme teknike;
  • Ka përgjegjësinë të marrë parasysh implikimet e çështjeve të tilla në punën e tij si kosto, çështjeve të sigurisë dhe kufizimeve kohore;
  • Diskuton dhe kujdeset për zgjidhjen e problemeve komplekse me nënkontraktorët, dhe furnizuesit;
  • Menaxhon projekte duke përdorur parimet dhe teknikat inxhinierike;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Edukim i lartë në Inxhinieri (preferohet në degën Inxhinieri Mekanike);
Eksperiencë Pune: Minimumi 1 vit eksperiencë pune si Inxhinier mekanik;

Aftësitë profesionale:

  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Nivel të avancuar të njohurive kompjuterike, TEKLA;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Qasje kreative për ide të reja dhe njohuri të shkëlqyera teknike;
  • Aftësi të mira në prezantimin e informacioneve teknike;
  • Aftësi të avancuara konceptuale dhe kontroll inxhinierik;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Të jetë konfident, i besueshëm dhe i vendosur në marrëdhëniet e punës.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, me CV në adresën
kmetalike@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Tetor 2019
JU MIRËPRESIM!
 


Apply
Back
Top