• Vibtis kërkon Agronom

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agronomi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Vibtis kërkon Agronom - Vibtis është kompania e duhur për ty!

Ejani të punoni si
Agronom në një nga kompanit më të mëdha në Shqipëri e cila ofron përfitime të jashtëzakonshme dhe mundësi avancimi në karrierë dhe ambjent për të mësuar. VIBTIS është kompania më e madhe në Shqipëri në Import – Eksport të produkteve industriale në fushën e ndërtimit e specializuar në prokurimin dhe furnizimin me produkte për projekte në sektorin e Ndërtimeve Civile, Energjisë, Ujësjellës Kanalizime. Vibtis punon me projekte të rëndësishme si; Ndërtimi i Arenës Kombëtare, Rehabilitimi i Lumit Gjanica, ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Pllocë. Projektimi dhe ndërtim i rrugëve të aksesit të projektit TAP janë duke u furnizuar nga VIBTIS me materiale nga kompanitë më të mëdha botërore. Vibtis punon me furnitorët me të mëdhenjë botror dhe është distributor zyrtar i produkteve të kompanive lider në botë në sektorin Oil & Gas si SPIECAPAG, NOV, EMERSON Process Management, Shawcor Canusa. Në Shqipëri Vibtis punon me klient si; SHELL, BANKERS dhe ALBPETROL

Ne jemi më të mirët dhe kërkojmë për më të mirët!


Pozicioni :
Ne po kërkojmë Agronom me aftësi të shkëlqyera nga Teknologjia e përpunimit të fruta-perimeve dhe Teknologjia ushqimore. Të ketë eksperiencë në zhvillimin e bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi.
Përfitimet:
  • Paketa e përfitimeve shumë konkurruese.
  • Ofrojmë programe shumë të mira mentorimi për punonjesit tanë.
  • Rritje dhe mundësi avancimi.

Adresa:“VIBTIS” sh.p.k është e pozicionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit një vend i aksesueshëm dhe një mjedis komod pune; Blv. Dëshmorët e Kombit, Twin Towers, Tower 2, Floor 7/2 Tiranë/Albania.

Kush duhet të aplikojë?Nëse ke përfunduar Fakultetin e Bioteknologjisë Dhe Ushqimit dhe/ose Fakultetin e Ekonomisë Dhe Agrobiznesit, je më i miri/e mira. Ke eksperiencë të gjatë dhe njohuri ne Tregtin ushqimore dhe atë të fruta Perimeve. Je i motivuar për të punuar në një ambjent ku ke mundësi të tregosh eksperiencën tënde 100% atëherë;

Vibtis është kompania e duhur per ty!Apliko në [COLOR=#0563C1][FONT=Arial]info@vibtis.al[/FONT][/COLOR] dhe na trego që je më i miri!
 


Apply
Back
Top