• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST/E PER BURIMET NJEREZORE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

SPECIALIST/E I BURIMEVE NJEREZORE
Përgjegjësitë kryesore:

  • Të përgatisë dhe të administrojë dosjen personale si dhe dokumentacionin e çdo punonjësi;
  • Të ndjekë të gjithë procedurat për dokumentat që duhet të plotësojë një punonjës;
  • Të planifikojë dhe të implementojë proceset e rekrutimit për punonjësit e kompanisë;
  • Të plotësojë të gjithë procedurat e nevojshme të rekrutimit/ largimit të punonjësve;
  • Të kryejë procesin e intervistimit/selektimit dhe të krijojë një databazë për të dhënat e marra gjatë intervistës;
  • Të monitorojë list prezencën dhe ditët e punës së stafit;
  • Të ndjekë dhe të zhvillojë procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
  • Të kryejë detyra të tjera lidhur me punën.
Kërkesat e profilit:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në fushën e burimeve njerëzore;
  • Të ketë njohuri mjaft të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi komunikuese;
  • Të ketë aftësi ne koordinim, organizim dhe planifikim;
  • Të ketë dëshirë dhe aftësi për të bashkëpunuar në grup.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 34 30 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 12/08/2019.


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top