• Lushnje, ofroj vend pune Këshillues i lartë shitjesh

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Këshillues të lartë shitjesh Lushnjepër klientin e saj, një ndër institucionet financiare kredi-dhënëse më të suksesshme dhe të konsoliduara në vend prej më shumë se 2 dekadash.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Kryen të gjitha detyrat dhe ndërmerr të gjitha përgjegjësitë e Drejtorit të Degës gjatë mungesës së tij/saj sipas procedurës në fuqi për zëvendësimin e Drejtorit të Degës;
  • Trajnon oficerët e rinj të kredisë duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion;
  • Suporton drejtorin e degës/agjencisë në gjithë procedurat operacionale;
  • Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në institucion;
  • Identifikon klientë potencialë (individë & biznese) dhe kryen takime me ta me qëllim informimin rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
  • Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  • Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
  • Vlerëson rrisqet lidhur me aplikimet për kredi duke konsideruar një seri faktorësh dhe informacioni sipas kategorive dhe sektoreve përkatëse.
  • Kryen analizën financiare saktësisht dhe referon vendimin e tij në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
  • Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
  • Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
  • Eksperienca e Punës: E preferueshme 3 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar.
  • Aftësi të mira negociuese, prezantuese, bindëse;
  • Leje drejtimi automjeti.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al
 
Back
Top