Këshillues Shitjesh - Shkodër
- Shkoder
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Këshillues Shitjesh - Shkodër për klientin e saj, një ndër institucionet financiare kredi-dhënëse më të suksesshme dhe të konsoliduara në vend prej më shumë se 2 dekadash.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Identifikon klientë potencialë (individë & biznese) dhe kryen takime me ta me qëllim informimin rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
- Ndërton, mirëmban dhe zhvillon database kërkimore klientësh dhe kryen përditësime periodike të saj;
- Krijon kontakte dhe marrëdhënie me klientë të rinj, mirëmban marrëdhëniet me ata ekzistues duke ju ofruar këshillim financiar dhe suport në zgjidhjen e kërkesave dhe trajtimin e ankesave të tyre;
- Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
- Vlerëson rrisqet lidhur me aplikimet për kredi duke konsideruar një seri faktorësh dhe informacioni sipas kategorive dhe sektoreve përkatëse;
- Kryen kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
- Kryen analiza financiare dhe referon vendimin në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
- Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat duke negociuar me klientin, me qëllim normalizimin e pagesës së kredisë;
- Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga kompania.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare; (e preferueshme në Shkencat Ekonomike)
- Eksperiencë e mëparshme pune në shitje ose në marrëdhënie me klientë; (e preferueshme eksperienca në institucion bankar/financiar)
- Aftësi të mira analitike, negociuese, prezantuese, bindëse;
- Leje drejtimi automjeti.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.