• Tirane, ofroj vend pune Kuzhinier/e, Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit :


Kuzhinieri gatuan dhe përgatit ushqim dhe receta speciale ndërkombëtare dhe kombëtare, bën kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së produkteve ushqimore, bën kontrollin e standardeve të shërbimit, kujdeset për rrjedhje të pa papenguar të proçesit të punës në bankete dhe ngjarje të rëndësishme.


Detyra dhe Përgjegjësi :


• Përgjegjës për gatimin, përgatitjen dhe paraqitjen e ushqimit në mënyrë dekorative dhe tërheqëse për mysafirët e hotelit, me rastin e shërbimit të mëngjesit, drekës apo darkës.
• Kujdeset për kontrollimin e lëvizjeve produkteve ushqimore dhe mbajtjen e rezervave të ushqimit si dhe në rast të zvogëlimit të rezervave të njoftojë shefin e kuzhinës për furnizim me gjëra ushqimore;
• Mbikëqyr, organizon dhe udhëzon personelin tjetër të kuzhinës, për të u siguruar se porositë dhe recetat e ushqimit janë të përgatitura saktë;
• Vlerëson se sa ushqim mund të konsumohet nga klientët dhe sigurohet që të përgatitet sasi e mjaftueshme e ushqimit, duke pasur parasysh koston e arsyeshme;
• Kujdeset që kuzhina dhe të gjitha pajisjet e kuzhinës, gjatë përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit, të përdoren në mënyrë korrekte dhe të jenë në gjendje funksionale dhe të gatshme për përdorim;
• Kujdeset dhe siguron që zonat e gatimit të ushqimit në kuzhinë të jenë në gjendje të pastër, enët e kuzhinës, ushqimi, pemët dhe perimet të lahen mirë, në mënyrë që sëmundjet e ushqimit dhe helmimi i klientëve të shmanget;
• Kujdeset që të përdoren metodat e duhura të gatimit të ushqimit, duke siguruar që proteinat dhe vitaminat e ushqimit të mos humbin për shkak të zierjes së gjatë;
• Gjatë orëve të pikut të shërbimit, të gatuaj pa presion porositë e klientëve;
• Të ketë aftësi që të gatuaj-përgatisë lloje të ndryshme të ushqimeve dhe të mësojë përmendësh të gjitha recetat ushqimore;
• Të ketë guxim dhe pavarësi që të përgatit, zhvillojë dhe shërbejë recetat dhe menytë e reja si dhe të eksperimentojë me lloje të ndryshme të stileve të gatimit;
• Kujdeset për përgatitjen e ushqimit të cilësisë së lartë në restorant me rastin e organizimit të banketeve dhe rasteve të tjera familjare;
• Kujdeset ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në kuzhinë, e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve, sigurinë nga zjarri etj;
• Kujdeset që të jetë pjesëmarrës i rregullt në të gjitha trajnimet për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe mënyrën e përdorimit të materialeve të rrezikshme;
• Kujdeset për përdorimin në mënyrë të rregullt, adekuat dhe si shtëpiak i mirë i inventarit, makinave dhe të pajisjeve elektrike të kuzhinës në përgjithësi;
• Përgjegjës që për punën e kryer dhe për të gjitha rezultatet dhe problemet eventuale të punës të hartojë raporte mujore dhe periodike;
• Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të shefit të kuzhinës, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.




Kërkesat Minimale :


• Minimum shkolla e mesme profesionale e hotelerisë/gastronomisë;
• Njohuri shumë të mira profesionale dhe praktike të punës në kuzhinë;
• Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe i interesuar dhe entuziast për punë;
• Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar;
• Shkathtësi të zgjidhë dhe të përballet me probleme në situata praktike;
• Shkathtësi të komunikimit të mirë në gjuhën shqipe, angleze apo ndonjë gjuhe tjetër ndërkombëtare;
• Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar;
• Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij;
• Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi;
• Aftësi për qëndrueshmëri të fortë në punë;
• Aftësi për të motivuar të punësuarit nën përgjegjësinë e tij;
• Njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas mysafirit;
• Talent organizimi dhe improvizimi;
• Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune si kuzhinier;
• Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë me këtë aneks kontratë të punës dhe aktet e tjera normative të punëdhënësit;








Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 06.08.2019.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


Cel. : +355697024732
 


WhatsApp
Back
Top