• Elbasan, ofrojme vend pune Menaxher i Burimeve Njerëzore

Kompania Elite Travel DMC kërkon Menaxher/e të Burimeve Njerëzore!

Në mënyrë specifike, menaxheri/ja i/e burimeve njerëzore, do të jetë përgjegjës për përmbushjen e këtyre detyrave bazuar në praktikat më të mira:

Detyrat
1.Zhvillon, rekomandon dhe zbaton politikën dhe procedurat e burimeve njerëzore.
2.Përgjegjës për rishkrimin e përshkrimeve të punës sipas nevojës.
3.Realizon detyrat lidhur me rekrutimin bazuar në vendet vakante.
4.Bashkëpunon me menaxherët për zbatimin e procedurës së seleksionimit dhe sigurohet që zbatohet parimi i meritokracisë.
5.Realizon orientimin e punonjësve të rinj dhe është përgjegjës për koordinimin e zbatimit të politikës e plantit të trajnimit e zhvillimit.
6.Monitoron programin e menaxhimit të karrierës dhe këshillimit për menaxhimin e mardhënieve.
7.Koordinon programin e vlerësimit të performancës dhe sigurohet që të gjitha palët e interesuara janë të informuara dhe kontribuojnë në një proces të besueshëm dhe të vlefshëm.
8.Analizon sistemin e pagave e shpërblimeve dhe bashkëpunon me drejtuesit për ta përshtatur e orientuar drejt performancës.
9.Ndërton dhe mirëmban sistemin e treguesve dhe raportimit për departamentin dhe burimet njerëzore, duke përfshirë strukturën organizative dhe bazën e të dhënave për stafin.
10.Propozon qasje të reja, politika e proçedura për të ndikuar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, mjedisit të punës dhe balancës punë-jetë personale.
11.Sigurohet për zbatueshmërinë e legjislacionit të marrëdhënieve të punësimit.


Kualifikimet

1.Komunikim i mirë ndërpersonal dhe të ideve në formë raportesh e prezantimesh
2.Gatishmëri për të marrë kritika dhe proaktivitet në dhënien e opinionit
3.Njohuri mbi zhvillimet dhe praktikën për burimet njerëzore
4.Menaxhim i mirë i marrëdhënieve me njerëzit
5.I/e orientuar nga parime të etikës dhe drejtësisë
6.Aftësi për të komunikuar e punuar në gjuhën angleze,
7.Aftësi për të punuar në programet bazë kompjuterike MS office.

Arsimi dhe eksperienca e kërkuar
1.Arsim i lartë në shkenca sociale ose fusha të lidhura me profesionin.
2.Preferohen trajnime në fushën e burimeve njerëzore.
3.Eksperienca të mëparshme në funksione të caktuara të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Shënime

Të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë një CV dhe letër motivimi deri me datë 10.08.2019 në adresën hrm@elitetravel-albania.com dhe do të njoftohen në çdo hap për statusin e aplikimit.

Cel: 0692044652
 


Apply WhatsApp
Back
Top