• Tirane, ofroj vend pune Konsulente Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi
Stafi i shitjes në dyqan do të shërbejë në dyqanet e rrjetit My Optika, në qytetin e Tiranës. Stafi do të shërbejë në rrjetin e dyqaneve në Bulevardin Zogu i Parë, në Rrugën e Kavajës, përballë me Kishën Katolike dhe në dyqanin më të ri pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit, përballë me shkollën Sabaudin Gabrani.
Stafi i shitjes është personi që do të realizojë të gjithë proçesin e shitjes nga prezantimi i produkteve tek klientët deri tek shërbimi pas shitjes. Stafi do të punojë në përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve duke ofruar zgjidhje për problematikat e ndryshme optike dhe të diellit.

Detyrat

  • Përgjegjëse për t'i shërbyer dhe konsultuar klientët gjatë proçesit të shitjeve.
  • Të tregojë aftësi teknike shitëse si dhe të jetë në gjendje të mësojë produktet e kompanisë në mënyrë që të konsultojë në mënyrë efektive klientin.
  • Të komunikojë me manaxherin e dyqanit për realizimin e një plani mujor bazuar mbi objektivat e vendosura nga Manaxheri i Dyqanit.
  • Të jetë pjesë aktive e zbatimit të planit marketing të kompanisë në pikën e saj të shitjes.
  • Të regjistrojë të dhëna të sakta në lidhje me kërkesa/porosi të ndryshme që mund të parashtrohen nga klientët e kompanisë.
  • Të kuptojë dhe zbatojë të gjitha politikat, proçedurat dhe kodin e etikës së kompanisë.

Kualifikimet

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në marrëdhënie me njerëzit, motivimi dhe komunikimi;
  • Të zotërojë një diplomë universitare
  • Vetëm personat e short-listuar për këtë pozicion do të kontaktohen.

Kandidatët e interesuar të kontaktojnë me e-mail tek adresa e.bashi@ifa.al
 


Apply
Back
Top