• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, është një kompani lider në tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndërtuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 1300 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilësore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe internacional të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqipëtar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Për fuqizimin e personelit tonë dhe shtimin e njësive jemi duke kërkuar:

ASISTENTE ADMINISTRATIVE

Kualifikime dhe kërkesa:


  • Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës.
  • Organizon korrespodencën dhe kontrollon postën elektronike.
  • Përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të Zyrës
  • Harton shkresa dhe ndjek proçedura të ndryshme me Klientet si dhe pranë Institucioneve Shtetërore.
  • Përgatit oferta ose propozime financiare
  • Përgatit dhe ndjek kontratat me klientët e rinj dhe ato egzistues.
  • Përgatitja dhe uploadimi dokumentacionit të tenderave.
  • Ndjekja e proçedurave prokuruese deri në nënshkrimin e kontratës dhe implementimin e shërbimit.
  • Aplikimi për leje, ndjekja e proçedurave kolauduese.
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, dega Juridik.
  • Të ketë jo më pak se 2 vite eksperiencë punë të ngjashme.
  • Të njohë gjuhen Angleze në nivel C1.
  • Përbën avantazh të ketë punuar në kompani telekomunikacioni.

Për të aplikuar për ketë pozicion, Ju lutem dërgoni CV- në tuaj me foto në adresen e emailit info@atu.al.



Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 5, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: http://www.atu.al/
 


Apply WhatsApp
Back
Top