Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Trajnimesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:
Specialist/e Trajnimesh
Qëllimi i Pozicionit: Menaxhon procesin e vlerësimit të performancës dhe procesin e trajnimit të punonjësve të rinj në kompani.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon në procesin e vlerësimit të performancës duke respektuar procedurën e vlerësimit të performancës (në përfundim të periudhës së provës dhe në fund të vitit).
- Vlerëson dhe rishikon performancën e punonjësve, duke u siguruar për një proces të drejtë të vlerësimit
- Ndjekjen e procedurës së trajnimeve për çdo punonjës të ri në kompani.
- Propozon ide të reja për të përmirësuar proceset e Burimeve Njerëzore.
- Ndihmon në procesin e identifikimit të pozitave kyçe brenda kompanisë.
- Në koordinim me departamentin e BNJ në bazë të të gjeturave që dalin nga Vlerësimi i Nevojave për Trajnim të zëvendësuesve potencialë, identifikon trajnimet e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Edukimi: Diplomë Universitare (Preferohet Administrim Biznes/Shkenca Sociale).
Eksperiencë pune: Të pakten 3 vite eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme.
Aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
- Aftësi shumë te mira ne zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
- Aftësi për të menduar në mënyrë proactive.
- Aftësia për të ruajtuar informacionin konfidencial.
- Ndjenjë përgjegjësie.
- Aftësi për të punuar në ngarkesë.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizacionale.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike.
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtë-përmendura:
CV të detajuar
1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com ose kontakt ne numrin e tel. 069 60 82 318
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
Apply WhatsApp