• TIA ofron vend pune Shofer Personal

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
tia_header.gif


Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:


SHOFER PERSONAL

I Drejtorit të Përgjithshëm të Operimeve të Kompanisë.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Drejton automjetin e kompanisë për të kryer shërbimet e kërkuara
  • Siguron shërbim transporti për Drejtorin e Përgjithshëm të Operimeve të Kompanisë
  • Ndjek sipas nevojës riparimet/shërbimet e makinave në serviset e përcaktuara
  • Mirëmban dhe furnizon me karburant automjetetet
  • Përgjegjës për të sjellë/dërguar letërkëmbimin, faturat, dhe dokumetat e TIA-s, personelin dhe/ose bashkëpuntorët

Aftësite e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë minimumi 10 vjet eksperiencë në drejtimin e automjeteve (kategoria B)
  • I gatshëm të punojë jashtë orarit nëse i kërkohet
  • Nivel mesatar i Anglishtes së folur

Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: human-resources@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).

Data e mbylljes së aplikimeve 7 Korrik 2019

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top