• Tirane, ofroj vend pune WEB DESIGNER (WORDPRESS)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web design
Gjuha
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani ndërkombëtare në fushën e marketingut online, jemi duke kërkuar:
WEB DESIGNER
PËRGJEGJËSITË KRYESORE DHE KËRKESAT E PROFILIT:



  • Të ketë mbaruar studimet universitare në profilet e Informatikës;
  • Eksperiencë +2 vite në zhvillime wordpress;
  • Të jetë i aftë të riprodhojë një website në wordpress nga një template PSD;
  • Njohuri shumë të mira në CSS3/HTML/JS;
  • Njohuri në optimizimet e shpejtësisë me anë të teknikave caching, minify, gzip;
  • Njohuri të mira në PHP;
  • Të jetë autonom dhe i aftë të përfundojë një website brenda afateve të përcaktuara;
  • Të ketë njohuri të mira të web-serverave Linux ( Apache) dhe mailserver, krijim virtualhostesh në VPS dhe mirëmbajtja e saj (backupet etj);
  • Njohuri shumë të mira në protokollet POP/IMAP dhe SMTP;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të menaxhimit të domaineve. Konfigurimet e DNS dhe Nameservers.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.


PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: a.puma@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ardita PUMA në numrin e telefonit +355 68 60 77 622 (nga e Hëna në të Premte).


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


 


Apply WhatsApp
Back
Top