• Përfaqësues i Shitjeve për Mjetet e Punës (Kamionë)

Përfaqësues i Shitjeve për Mjetet e Punës (Kamionë)

Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Përfaqësues i Shitjes së Mjeteve të Punës (Kamionë).

Përshkrim i shkurtër i vendit të punës

Përfaqësuesi i Shitjeve të Mjeteve të Punës (Kamionë), Departamenti i Shitjeve, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e Departamentit të Shitjeve identifikon, zhvillon dhe mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe ato potencialë, specifikisht për mjetet e punës (kamionët). Zhvillon dhe ndjek planin e punës për rritjen e shitjeve të mjeteve të punës (kamionët), duke përdorur të gjitha motodat e arsyeshme të kërkimeve për klientët potencialë. Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes për mjetet e punës (kamionë), në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe/ose përmes kontakteve personale).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:


  • Mbështet drejtuesit e departamentit të shitjeve për arritjen e objektivave të shitjes së kamionëve.
  • Këshillon klientët në showroom dhe ambientet e jashtme, me ndihmën e përdorimit profesional të sistemit të këshillimit të klientëve të Mercedes-Benz për mjetet e punës (kamionët).
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues të kompanisë me qëllim identifikimin dhe plotësimin e nevojave në rritje të kompanive për mjetet e punës (kamionëve).
  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes, përfshirë dhe kërkimin për klientët potencialë, për mjetet e punës (në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve direkte).
  • Njofton periodikisht klientët e ekzistues dhe klientët e rinj për modelet e reja dhe ato gjendje në showroom.
  • Përgatit ofertat për klientët ekzistues, duke u bazuar në sistemin MBKS për mjetet e punës (kamionët).
  • Plotëson të dhënat për klientët që nuk janë të rregjistruar si të tillë në bazën e të dhënave.
  • Përditëson të dhënat dhe kërkesat e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues dhe adreson për zgjidhje të gjitha çështjet.
  • Harton dhe zbaton plane të detajuara javore dhe raporton periodikisht tek eprorët për ecurinë e planit.
  • Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për procesin e shitjes deri në përfundimin e plotë të procedurave të shitjes së mjeteve të punës.
  • Merr pjesë në aktivitete në takime dhe trajnime të ndryshme për shitjet e kamionëve.
  • Koordinon veprimtarinë ditore të shitjeve me kolegët e tjerë të Departamentit të Shitjeve.
  • Përmirëson kënaqësinë e klientit gjatë gjithë përvojës së blerjes.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financës për zhvillimin dhe koordinimin e praktikave më të mira për qasjen më efektive të shitjeve.
  • Kryen dhe punë të tjera shtesë të ngarkuara nga drejtuesi i departamentit ose stafi drejtues i kompanisë.
  • Demonstron sjellje në përputhje me vlerat e kompanisë në të gjitha ndërveprimet me klientët, bashkëpunëtorët dhe shitësit.

Kualifikimet e nevojshme:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca në shitjen e mjeteve të punës, kamionëve).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar dhe serioz në punë.
  • Të ketë minimumi leje drejtimi të klasit B (mundësisht të klasit C, lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Word, Power Point etj).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 qershor 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe sokol.kodra@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.
 


Apply
Back
Top