• Tirane, ofroj vend pune Specialist Kredie

Capital Invest Sh.a është Institucion Financiar i licensuar nga Banka e Shqipërisë, i cili prej 10 vitesh u ofron klientëve një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare.
Misioni i Capital Invest Sh.a është përmirësimi i standardit të jetesës dhe përkrahja e zhvillimit ekonomik të vendit duke siguruar shërbime financiare për individë dhe biznese.

Pozicioni: Specialist Kredie
Vendodhja: Tiranë
Tipi i Punesimit: Me kohe te plote

Përgjegjësitë


  1. Mbledhja e informacionit – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për mbledhjen e informacionit të detajuar lidhur me klient potecial dhe egzistues të kompanisë. Ky është një proces shumë i rëndësishëm, pasi është baza për cdo kërkese, vlerësim dhe performacë të klienteve.
  2. Informimi i Klientëve – Cdo klient i interesuar duhet të marrë informacion të detajuar lidhur me produktet dhe shërbimet e kompanisë. Si pikë e parë kontakti, Specialisti i Kredisë është përgjegjës për percjelljen e një informacioni sa më të sakte lidhur me kushtet e bashkëpunimit, të drejtat dhe detyrimet.
  3. Përpunimi i informacionit – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për krijimin e një baze informacioni të detajuar lidhur me të gjithë klientët potencial, të rinj dhe egzistues. Ai/Ajo ka për detyrë të përpunojë infromacionin në mënyrë të vazhdueshme në formatet e kërkuara nga kompania, pavarsisht rezultatit final të aprovimit ose jo të kërkesës së klientëve.
  4. Analiza – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për analizën paraprake të cdo kërkesë për produktet dhe shërbimet e kompanisë. Si në rastin e aplikimeve, ku pas mbledhjes së të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga kompania, përpunimit dhe dërgimit për miratim, dhe në rastin e klientëve egzistues, Specialisti i Kredisë ka për detyrë të kryej analiza të vazhdueshme lidhur me performancën e tij individuale.
  5. Raportimi – cdo informacion i grumbulluar duhet të raportohet nga Specialisti i Kredisë, sipas vijës së raportimit të përcaktuar nga kompania (Epror, Departament, Komitet kredie etj).
  6. Komunikimi – Specialisti i Kredisë është përgjegjës për disa nivele komunikimi:
    1. Komunimi me Klientët – komunikimi fillestar për marrjen dhe dhënien e informacionit, komunikimi për mbarëvajtejn e bashkepunimit, komunikimi për produkte të reja etj
    2. Komunikimi i brendshëm – me kolegët dhe eprorët lidhur me cështjet në përpunim, problematika të ndryshme, opinione lidhur me përmiresimin e proceseve etj
    3. Komunikimi publik – në faqen zyrtare web, Email dhe mediat sociale e profesionale.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplome universitare - preferohen profilet Ekonomiks, Menaxhim Biznesi, Finance&Bank
  • Eksperiencë punë në institucionet financiare – Banka, IFJB
  • Aftësi të avancuara komunikimi dhe prezantimi verbal dhe të shkruar
  • Të ketë aftësi të mira komunimi në gjuhe të huaja: Anglisht, Italisht
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve baze të paketës Microsoft Office, vecanerisht Excel, si dhe të sistemeve të tjera të menaxhimit të kompanive.
  • Eksperience në raportime të ndryshme
  • Të jetë eficent në menaxhimin e kohës dhe prioriteteve
  • Të jetë i fokusuar drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm
  • Leje drejtimi të klasit B

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, jeni te lutur të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën: info@capitalinvestglobal.com
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Informacioni i dërguar do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Aplikimet mbyllen ne datë: 25.06.2019
 


Apply
Back
Top