• Durres, ofroj vend pune Supervizor Magazine

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group
eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kidzone shpk
eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni:
Supervizor Magazine
Departmenti: Operacional
Vendodhja: DURRES

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:


Nje Supervizor Magazine eshte pergjegjes per organizimin e punes ne magazinen e e dyqanit, stokun fizik, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional, motivimin dhe trajnimin e stafit te magazines si dhe sigurine e produkteve. Ai merr masa organizative qe proceset e pranimit te furnizimeve, dergesa dhe marrja e transfertave si dhe qarkullimi i stokut ne magazine te behet kundrejt standarteve te kompanise dhe sigurise se produktit dhe vepron si team lider per stafin e magazines duke udhehequr me shembuj.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:



  • Ndan detyrat per stafin e magazines si dhe i organizon ata per nxjerrjen e porosive ditore.
  • Kontrollon dokumentacionin e transportit ne rast furnizimi sipas kritereve ligjore dhe politikave te brendshme te kompanise (CMR, Plumce, Fature Shoqerimi..etj)
  • Ben pranimin e furnizimit se bashku me punonjesit e departamentit dhe sigurohet qe procesi te perfundoje me saktesi.
  • Sigurohet qe gjate procesit te pranimimit te furnizimeve, mostrat e reja te ndahen vec dhe te pergatitet per salle perpara porosive.
  • Ben diferencat e furnizimeve brenda afatit kohor te percaktuar sipas standarteve te kompanise.
  • Ndjek vazhdimisht kalendarin e mbylljes se kodeve sezonale ne bashkepunim me menaxherin e dyqanit dhe Merchandising.
  • Njeh me se miri kodet e furnitorit per cdo kategori produkti dhe eshte pergjegjes per trajnimin e stafit te magazines.
  • Identifikon produktet e demtuara sebashku me arsyen e demtimit dhe e raporton ate te menaxheri i dyqanit dhe ben veprimet perkatese ne bashkepunim me Price Specialist.
  • Ndihmon ne programimin e orarit te punes per stafin e magazines ne rast te delegimit te detyres nga menaxheri i dyqanit.
  • Raporton te menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me procesin e magazines dhe produktin.
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune dhe monitoron punonjesit e magazines.
  • Trajnon personelin e magazines dhe kontribon vazhdimisht ne zhvillimin e tyre profesional.

KERKESAT:



  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne supervizim magaze
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

AFTESI:


  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre si dhe per tja shpjeguar te tjereve;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;

Menyra e aplikimit*
:

  • Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike hr@jumbo.al
  • *Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply
Back
Top