• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Sektorit Administrativ

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën –SHKEJ ofron vendin e mëposhtëm të punësimit.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë Brenda dates 20 Nëntor. 2009 dokumetet fillestare të aplikimit :
një CV, një letër motivimi dhe dy referenca dhe/ose dy numra telefoni te personave referues. Në rast përzgjedhje për fazat e mëtejshme kandidatët do të njoftohen për dokumente shtesë. Aplikimet mirëpriten në adresën Rr."Bogdani" , Pallati 10-katesh, Shk.1, Kati II, Ap/11. ose në adresën elektronike SHKEJ: [shkej@albmail.com].

Profili i pozicionit
Pozicioni: Përgjegjës i Sektorit Administrativ
Qëllimi i pozicionit: Përgjegjësi i Sektorit Administrativ është përgjegjës për Menaxhimin financiar e administrativ si dhe mbështet në menaxhimin e përgjithshëm në SHKEJ në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjegjësitë Kryesore:
Menaxhim financiar:
Është përgjegjëse për Regjistrimin & Raportimin financiar.
Është përgjegjëse për Buxhetimin & Planifikimin.
Realizon analizën financiare për përdorimin efektiv të fondeve
Bilancin vjetor.
Menaxhim administrativ:
Është përgjegjëse për blerjet dhe supervizimin e aktiviteteve logjistike.
Administron kontratat me punonjësit dhe me të tretë.
Realizon kontaktet me zyrën e Tatimeve dhe Zyrën e punës, etj.
Menaxhim i përgjithshëm:
Mbështet aktivitetet për rritjen e fondeve.
Realizon Analizën e situatës dhe ofron alternativa të planifikimit strategjik.
Vlerësim & Monitorim i brendshëm.

Edukimi:
Aplikanti duhet të ketë të paktën arsimin e lartë në një prej degëve ekonomike (Financë, Menaxhim biznesi etj) Preferohet të ketë formime/eksperiencë në administrimin ekonomik, administrimin e të mirave materiale etj.

Eksperienca:
Aplikanti duhet të ketë të paktën tre vjet eksperience pune në pozicione të ngjashme të menaxhimit financiar, atij ekonomik si dhe menaxhimit të të mirave materiale (preferohet në OJF).

Komunikimi:
Të ketë aftësi prezantuese të propozimeve të arsyetuara.
Të ketë aftësi të komunikojë qartësisht dhe konkretisht.
Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marredhëniet.
Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.

Aftësi personale:
Të ketë aftësi parashikimi strategjik. dhe menaxhimit të punës në zgjidhjen e problemeve financiare.
Aftësi programimi dhe planifikimi .
Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës me efikasitet.
Aftësi kërkimi, hulumtimi dhe seleksionimi.
Të jetë i aftë të punojë në grup.
Aftësi stimuluese/motivuese të stafit të tij
Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese

Do të konsiderohet si kusht:
Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet bazë financiare (ALFA, dhe Financë 5) dhe ato të Microsoft-it.

Preferohet njohja e një gjuhe të dytë.të huaj.

Tel. : 04 22 38 012
 


Apply
Back
Top