• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjëse personeli në dyqan

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Berlintexx operon në tregun shqiptare për një periudhë prej 10 vjetësh në tregtimin e artikujve të ndryshëm me shumicë e pakicë si: konfeksione, metrazhe, tekstile, mobiljesh të ndryshme të reja dhe të përdorura etj. Aktualisht, Berlintexx ka një pozicion të lire pune si “Përgjegjëse personeli” për dyqanin që ndodhet në Selitë, Tiranë. Kriteret për këtë pozicion janë rënditur si më poshtë:


Pozicioni: Përgjegjëse/Shefe personeli në dyqan


Përgjegjësitë kryesore:


  1. Menaxhon personelin duke siguruar një shërbim të kënaqshëm për klientët. Këtu përfshihet asistencë dhe zgjidhje në cdo pyetje apo kërkesë që mund të kenë klientët në përzgjedhjen e produktit;
  2. Menaxhon konfliktet, ankesat dhe problemet e stafit, në bashkëpunim me menaxherin e dyqanit;
  3. Menaxhon shpërndarjen e mallit të ri, e cila vjen nga magazina deri në vendosjen e tyre në dyqan;
  4. Sigurohet që dyqani të jetë i mirë organizuar dhe i pastër;
  5. Sigurohet që të gjitha çështjet e stafit të trajtohen siç duhet, me efikasitet dhe me maturi derisa të arrihet në një zgjidhe;

Profili individual I dëshiruar:


  1. Të ketë minimumi 1-2 vjet experience (kanë avantazh kandidatët që kanë punuar në të njëjtën pozicion);
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  3. Të ketë njohuri dhe të përdori kasën;
  4. Të jetë proaktiv dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët;
  5. Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë;
  6. Të jetë njohës i mirë i gjuhës turke (nuk është kusht i domosdoshëm në përzgjedhje të kandidatit);


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të në adresën e email-it: hr@berlintexx.al duke specifilkuar pozicionin për të cilën aplikojnë.
 


Apply
Back
Top