TFA

  • Tirane, kerkohet Chief Financial Officer (CFO)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Chief Financial Officer (CFO)
TIRANA FINANCIAL AUDITORS kërkon një Chief Financial Officer (CFO) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në sektorin e tregëtisë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Mbikqyr kontabilitetin, kontrollin dhe raportimin e tyre në kohë dhe me saktësi;
  2. Koordinon përgatitjen e pasqyrave, raporteve, analizave financiare dhe raporteve të vecanta informative;
  3. Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet me qëllim ofrimin e rekomandimeve të duhura tek ekipi drejtues;
  4. Mbikqyr menaxhimin financiar të operacioneve të huaja për të përfshirë zhvillimin e politikave dhe procedurave financiare dhe buxhetore;
  5. Mban dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë;
  6. Përgjegjës në administrimin e marrëdhënieve me furnitorët;
  7. Ofron mbështetje konsultative për planifikimin e iniciativave nëpërmjet analizave, raporteve dhe rekomandimeve të informacionit financiar dhe managerial.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi; (brenda dhe jashtë vendit)
  • Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në Financë-Kontabilitet minimumi 5 vjet; (e preferueshme zotërimi i titullit Kontabël i Miratuar);
  • Përvojë financiare në negociatat e furnitorëve dhe logjistikë;
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën Angleze;
  • Njohuri të avancuara të MS Office dhe Financa 5;
  • Aftësi të avancuara për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi analitike në situata komplekse;
  • Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim, buxhetim dhe parashikime financiare;
  • Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale: aftësia për të negociuar në nivele më të larta për të ndikuar në rezultatet e rëndësishme të biznesit;

dhënat:
Pozicioni: Chief Financial Officer;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Në nivel drejtues;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.06.2019


Si
aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën sdyrmishi@tiranafinancialauditors.com:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top