• Tirane, ofroj vend pune part time Mjek

Mjeku i Kompanisë ka një rol kryesor në menaxhimin e shëndetit profesional në vendet e punës. Ai/ajo do të bashkëpunojë me Punëdhënësin dhe personin përgjegjës të ngarkuar për Shëndetin & Sigurinë, për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës.

Kriteret:

  • të ketë kryer specializimin si mjek / mjek i sëmundjeve profesionale / mjek i punës;
  • të jetë pajisur me të drejtën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekëve;
  • të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet;
  • të flasë gjuhën shqipe;
  • përveç gjuhës amtare të flasë anglisht (rrjedhshëm), italisht (mirë);

Preferohet të ketë:

  • specializim në mjekësi profesionale ose higjienë dhe mjekësi parandaluese ose mjekësi ligjore;
  • të ketë dhënë kumtime në universitet mbi mjekësinë profesionale/mjekësinë parandaluese për punonjësit dhe psikoteknikën/toksikologjinë industriale/ psikologjinë profesionale dhe higjienën/klinikën e punës;
  • të ketë 10 vjet përvojë në fushën e mjekësisë profesionale;
[h=1]Sa vijon janë detyrat kryesore të zakonshme të mjekut të kompanisë:[/h]
  • të sigurojë për perimetrin e tij/saj të aktiviteteve përmbushjen e Ligjit nr. 10237 / 2010 dhe çdo ligj tjetër të zbatueshëm;
  • të kontribuojë në hartimin e vlerësimit të riskut për perimetrin e aktiviteteve;
  • të marrë pjesë në këshill për shëndetin dhe sigurinë, kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • të vizitojë ambientet e kompanisë kur kërkohet nga punëdhënësi dhe të bie dakord me personin përgjegjës të ngarkuar për shëndetin dhe sigurinë;
  • të kryejë vizita para marrjes në punë, si dhe vizita periodike (mundësisht në studion e saj/tij);
  • të shprehë “aftësinë në punë” të plotë, të pjesshme ose të munguar, për të gjithë punonjësit e kompanisë dhe të përgatisë një raport për çdo rast, i cili duhet të përfshihet në dosjen e punonjësit;
  • të mbajë të përditësuar një dosje personale për secilin punonjës, mbi aftësinë e tij / saj për punë, në lidhje me privatësinë e personit;
  • të mbajë shënim rezultatet lidhur me mbikëqyrjen shëndetësore;

Dergoni aplikimin tuaj ne: info@albgaz.al
 


Apply
Back
Top