Tirane, ofroj vend pune Keshillues Shitjesh B2B
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania është në kërkim të një Këshilluesi Shitjesh B2B.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj deri në datë 03.06.2019, në linkun që vijon: https:// aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Viziton klientët me qëllim ndërtimin, zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve mes palëve;
- Kupton mirë industrinë ku klienti operon, nevojat dhe kërkesat e tij, si dhe ambientin dhe kulturën e punës;
- Prezanton shërbimet në mënyrë profesionale tek klientët duke rekomanduar sygjerime/zgjidhje biznesi;
- Ofron mbështetje operacionale në të gjitha aspektet e promovimit të shërbimeve të kompanisë përmes kanaleve të ndryshme;
- Identifikon mundësi të reja biznesi nëpërmjet vlerësimit të prospekteve të rinj, sektorit dhe industrive ku operojnë dhe pozicionimit të tyre në treg;
- Raportime periodike tek drejtuesit e kompanisë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare;
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme në Shitje, Shërbim Klienti etj;
- Aftësi të mira të paketës MS Office dhe të mediave sociale;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit;
- Të ketë leje drejtimi automjeti, kategoria B.