• Tirane, ofrohet vend praktike Inxhinier Elektronik, IT

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania FORSCHNER Albania shpk , në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës, ofron mundesinë e zhvillimit të praktikës mësimore dhe me pas kontrata 6-mujore për internship, për studentet që janë në përfundim të ciklit të studimeve Master ne fakultetet:


  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekatronike
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike
Praktika e punës do të fokusohet në implementimin e nje sistemi te ri dhe inovativ prodhimi i cili do të implementohet në prodhim. Studentëve më të mirë do tu ofrohet një kontratë pune dhe ne fund te praktikës do të shpallet studenti fitues i Cmimit Forschner Albania si cdo vit.

Kushtet që duhet të plotesojnë kandidatët:

  • Të jenë në përfundim të studimeve Master në degët: Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Elektrike;
  • Të jenë njohës shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Avantazh do të përbëjë dhe njohja e gjuhës gjermane;
  • Studentët do te kenë mundësi të punojnë në një mjedis bashkohor pune dhe mundësinë e njohjes së kulturës perëndimore të punës;
  • Mundësi për trajnime jashtë vendit sipas kërkesave të punës në kompanitë ku operon Forschner;
  • Mundësi për zhvillimin e karrierës në sektorin e Kërkim-Zhvillimit në kompaninë Forschner;


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën basha@forschner.com dhe
ndreca@forschner.com sa më parë.

Image Foto.jpg
 


Apply
Back
Top