• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Përshkrimi i Punës

Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e tregtisë me shumicë dhe pakice të produkteve higjenike për më shumë se 10 vite, kërkohet të punësohet një Agjent Shitjesh për zonën e Tiranës.

Agjenti i Shitjeve do të jetë përgjegjës për:


  • Realizimin e shitjeve të produkteve që nga momenti i marrjes së porosisë nga klienti deri në shpërndarjen e produktit;
  • Zbatimin e strategjisë së kompanisë në Pikat e Shitjes (standardet e merchandasing, aktivitetet promocionale, vendosja e materialeve promocionale, etj);
  • Menaxhimin e një grupi klientësh në një zone të caktuar me qëllim arritjen e objektivave të shitjes;
  • Arritjen e objektivave të shpërndarjes në klientet dhe zonat e targetuara;
  • Ruajtjen e marrëdhënieve të mira me klientët;
  • Raportimin e shitjeve ditore tek eprori;
  • Monitorimi i tregtimit, mbledhja e informacionit dhe raportimi;


Kërkesat për vendin e punës


  • Arsim i mesëm;
  • Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të mira komunikimi, negociimi dhe tregtimi;
  • Planifikim efektiv dhe aftësi për të menaxhuar kohën;
  • Fleksibilitet, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi për të punuar ne grup;
  • Kandidati i përzgjedhur duhet të jetë nje individ që ka aftësi përshtatëse ndaj një mjedisi të ndryshueshëm biznesi, duke ruajtur në të njëjtën kohë aftësi të larta në realizimin e detyrave.


Nëse mendoni se i plotësoni kërkesat e sipërpërmendura, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën hrconsulting29@gmail.com, jo më vonë se data 31 Korrik 2020
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top