• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“ D.O.R.A. RESIDENCE ” kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë.

Vend i hapur pune për: Menaxher/e
Kërkojmë të punësojmë Menaxher/e për “D.O.R.A. Residence” në Tiranë.

Përmbledhje e punës:

• Menaxheri është përgjegjës për drejtimin e funksioneve të përgjithshme të shërbimeve të Rehabilitimit & Fizioterapisë;
• Koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e biznesit;
• Monitoron dhe menaxhon efikasitetin e shërbimeve;
• Siguron kompetencën e të gjithë anëtarëve të stafit;
• Ndihmon në formulimin e buxhetit, vlerëson punën e departamenteve kundrejt buxhetit dhe merr masat e duhura për të qëndruar brenda udhëzimeve buxhetore;
• Ruan një menaxhim efektiv duke kërkuar pajtueshmëri me të gjitha standardet dhe ligjet në fuqi.

Kualifikimet / kërkesat:

• Arsim i lartë, - Fakulteti Mjeksisë përbën avantazh;
• Përvojë e mëparshme në menaxhim dhe administrim
• Të menduarit kritik në zgjidhjen e problematikave
• Planifikim dhe zbatim i projekteve
• Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.

Përbëjnë avantazh:

  • Njohuri të parimeve, metodave, materialeve dhe pajisjeve të terapisë fizike.
  • Njohuri të anatomisë dhe fiziologjisë si ato lidhen me terapinë fizike.
  • Njohuri të konsiderueshme të rreziqeve të mundshme për pacientët gjatë trajtimit dhe masave të nevojshme parandaluese.
  • Aftësia për të interpretuar saktë reagimet e pacientëve për të gjitha llojet e terapisë fizike.
  • Aftësia për të mbajtur raportet adekuate të punës dhe për të përgatitur raporte periodike të trajtimeve.

“D.O.R.A. Residence” mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë të kënaqshme pagese.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në hr@doraresidence.al, duke specifikuar pozicionin për të cilin ju po aplikoni ose telefononi në numrin e kontaktit :+355 68 251 0507.

*** Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.

http://www.doraresidence.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top