• Tirane, ofroj vend pune Mirembajtes (Elektrik)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
MIREMBAJTES (Elektrik)
AMBASADA BRITANIKE TIRANË

Ambasada Britanike në Tiranë është pjesë e një rrjeti në mbarë botën që përfaqëson interesat britanike, ekonomike dhe konsullore jashtë shtetit. Ky institucion kërkon të punësojë një Mirëmbajtës në profilin Elektrik, për Sektorin e Shërbimit të Korporatës, Grada S1, paga bruto mujore 72,257 Lekë.


Përshkrimi i punës:

1. Kontrolle te rregullta mujore te sistemeve te instaluara, duke respektuar standartin e kontrollit Teknik (Health & Safety) per sistemet perkatëse. Mirëmbajtja perfshin banesat diplomatike dhe zyrën e Ambasadës me sistemet përkatëse si vijon:

  • Zjarri (kontroll i paisjeve dhe rruget e mbrojtjes nga zjarri)
  • Sistemet e instaluara per mbrojtje specifike (kontroll i funksionimit dhe operimit)
  • Uji (kontrolle te temperatures, sistemeve dhe depozitave te ujit)
  • Elektrik (kontroll dhe mirembajtje dritat, prizat dhe cdo paisje me rryme)
  • Kondicionimi (kontroll periodik)
  • Gjeneratoret (kontroll periodik)
  • Gazi (kontroll i instalimeve dhe respektimi i standartit)
  • Dyer elektrike dhe te emergjences (kontroll periodik)
  • Mobiljet dhe standartin teknik te tyre (kontroll dhe mirembajtje)
  • Paisjet e kuzhines dhe standarti teknik i tyre (kontroll)
  • Mbushja me karburant te mjeteve dhe ngrohjes qendrore aty ku është e aplikueshme (supervizim i kontraktoreve dhe kontroll).
65%

2. Lëzja e sendeve të vogla, të mobiljeve ose artikujve të tjerë në ambient. Mbajtja e rregullt e regjistrit të punës së kryer, plotësimi i të gjithë formulareve të kontrolleve dhe raportimi i rregullt tek eprori direkt. Mirëmbajtje parandaluese/mbrojtëse dhe riparimi i shërbimeve sipas nevojës. 15%

3. Mbikëqyrjen e kontraktorëve të jashtëm / ose detyrave të tjera siç kërkohet nga seksioni.
10%

4. Punon në aktivitete të tjera të Ambasadës në përgjigje të kërkesave, të ofrojë ndihmë për kolegët.
10%

Aftesi dhe kompetencat e kërkuara

• Shkollë profesionale në profilin e elektrikes/ mekanikës
• Certifikata trajnimi për mirëmbajtjen.
• Përvoje e mëparshme së paku 5 vjet për të njëjtin përshkrim të vendit të punës.
• Referencat nga punëdhënësit e mëparshëm
• Gatishmëria për të punuar në rrethana të vështira është thelbësore

Aftesi dhe kompetencat të dëshirueshme:

• I angazhuar në kryerjen e çdo detyre në kohë
• Njohuri baze te gjuhes Angleze
• Sigurimi i shërbimit në nivelin më të lartë të performacës
• Aftësi e provuar për të regjistruar të dhënat e kontrollit rutinë në format standarde
• Përkushtimi për rezultate të kënaqshme dhe i diponueshem ne cdo kohe per situata emergjente

Termat dhe kushtet e kontratës së punës:

Kjo është një kontratë e përhershme me kohë të plotë për 5 ditë pune (36 orë neto) në javë.
Anëtarët e stafit janë përgjegjës për pagimin e tatimi mbi të ardhurat dhe Sigurimet shoqerore që kërkohet nga ligji Shqiptar.
Kandidati i përzgjedhur do t'i nënshtrohet një kontrolli profesional të së shkuarës, kontrollit të pastërtisë së figures dhe periudhës së provës prej 3 muajsh.
Stafi vendas i rekrutuar nga ana e Ambasadës Britanike në Tiranë i nënshtrohet termave dhe kushteve të shërbimit sipas legjislacionit lokal (shqiptar) të punësimit.

Per te aplikuar:
Të gjithë aplikantët duhet të kenë të drejtën për të jetuar dhe punuar në Shqipëri. Ambasada Britanike nuk sponsorizon lejet e punës. Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë:

  1. CV-në e tyre (anglisht ose shqip)
  2. 2 referenca nga punëdhës të mëparshëm
  3. Cdo dokument trajnimi që përforcon kandidaturën tuaj

Dokumentat dorezohen ne nje zarf te mbyllur prane Gabines e Rojes, në hyrje të Ambasadës Britanike, Rruga Skenderbej No.12 Tirane.
Data e mbylljes për aplikim është data 20 maj 2019, ora 17:00.
Ne do të kontaktojmë vetëm kandidatin e suksesshëm për intervistë. Nëse nuk dëgjoni nga ne ju lutem konsideroni aplikimin tuaj jo te suksesshëm per kete pozicion.
 
Back
Top