• Gjirokastër, ofroj vend pune Përgjegjës Finance

Gjirokaster
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria VAL&JET SH.P.K ka për objekt kryesor të aktivitetit shitjen me shumicë dhe pakicë të materialeve të ndërtimit.

Kërkojmë të punësojmë : Përgjegjës Finance

Detyrat

  1. Të mbikqyri dhe të mbajë nën kontroll tërësin e sistemit financiar të shoqërisë.
  2. Të krijojë dhe të kontrollojë procedurat e hedhjes së të dhënave në programin kontabël sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Deklarimet mujore të librave, sigurimet dhe deklaratave të ndryshme.
  4. Rakordimin dhe ndjekjen e furnitorëve dhe klientëve.
  5. Mbajtjen e marrdhënieve me Institucione të ndryshme, si QKB, Drejtoria e Tatimeve, Bankat etj.
  6. Të përgatis Raportet Periodike financiare, si dhe të jetë në gjendje të hartojë Pasqyrat Vjetore (Bilanc, PASH, Cash Flow etj).
  7. Të jetë në gjendje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë si dhe të japë sugjerime për nevoja të drejtimit.
  8. Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë.
  9. Të siguroj që dokumentacioni të arkivohet në mënyrë korrekte.

Kualifikimet

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, dega Financë.
  2. Të ketë eksperiencë pune.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal.
  4. Te ketë njohuri të mira te paketës MS Office dhe programit financiar Alpha. Njohja e programeve të tjerë përbën avantazh.
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  6. Të ruaj konfidencialitetin, si dhe të karakterizohet nga korrektësia dhe integriteti.

Shënime
*Kandidatët e interesuar të dërgojnë Cv me fotografi në adresën elektronike: hr-valjet@hotmail.com
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top