• Durres, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Mektrin Motors shpk kompania lider në treg në fushën e automotive, përfaqësuesi zyrtar i Jaguar, Land Rover dhe Volvo Car është në kërkim të një Manaxheri/e Marketingu & PR me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës kryesisht për strategjitë marketing, për trajtimin e brandeve që përfaqesojmë si dhe brandin "Mektrin", per sjelljen e ideve te reja dhe inovative etj.

Detyrat
•Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve
•Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjesh,
•Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
•Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;

Kualifikimet

1-Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Master në Marketing;
2-Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune ne fushën e marketingut;
3-Të njohë shume mirë gjuhën angleze;
4-Të zotërojë shumë mirë Paketën Office;
5-Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi të mira prezantuese;
6-Të ketë aftësi shumë të mira menaxheriale;
7-Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre me subjekt MENAXHER MARKETINGU ne adresen e emailit hr@mektrin.al. deri ne 29/05/2019.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top