• Vlore, ofroj vend pune Merchandiser

Shoqëria “SIGI” Sh.p.k. pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë për Qarkun e Vlorës, staf për pozicionin: Merchandiser (F/M)

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI
Implementon raftimin sa më të mirë të produkteve në bazë të standardeve të përcaktuara;

Mirëmban ekspozimin e produketeve në rafte dhe ekspozitore;
Kontrollon stokun në pikat e shitjes;
Shpërndan materialet e ndryshme të marketingut nëpër subjekte
Krijon dhe mirëmban kontakte me klientët dhe sugjeron ide për pozicionimin e produketeve;
Raporton mbi gjendjen, prezencën dhe pozicionimin e produkteve
Raporton mbi lëvizjet e konkurencës në pika të shitjes;
Raporton për problemet në pikat e shitjes, mungesat e mallit dhe çdo informacion tjetër për pikat e shitjes.
Bën vizita të rregullta nëpër të gjitha pikat e marketeve sipas rutit javor të përcaktuar nga Supervizori;
Kontakton direkt me departmentin e marketingut dhe Supervizorin për rregullimin e vitrinave;


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
1. Të ketë eksperienca të mëparshme në Shitje ose Marrëdhënie me Klientët, preferohet mbi 2 vite;
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
3. Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht;
4. Të jetë person energjik dhe fleksibël;
5. Të ketë Diplomë universitare (përparësi në fushën e marketingut);
6. Aftësi shumë të mira komunikuese, të jetë kreative dhe fleksibilitet në punë;
7. Të jetë e pajisur me Leje Drejtimi: katageria B.


Të dhënat:


Pozicioni: Merchandiser (F/M)
Vendndodhja: Vlorë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20. 05.2019.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën
o.cela@alkosgroup.al


*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 


Apply WhatsApp
Back
Top