• Tirane, ofroj vend pune Visual Merchandiser

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicion Vakant

Balfin Group eshte nder grupet me te medha shqiptare te investimit. Portofoli i investimeve te grupit perfshin: aktivitete zhvilluese te pronave te patundshme, shitje me pakice, menaxhim te hapesirave tregtare dhe industriale, industri minerare dhe metalurgjike, financim te klienteve etj.

Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni i punes: Visual Merchandiser
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Tirane

Permbledhje: Visual Merchandiser eshte pergjegjes/e per zbatimin e standardeve te ekspozimit te produkteve sipas udhezimeve te kompanise. Ai/Ajo organizon procesin e ekspozimit per te patur nje prezantim sa me te mire te dyqaneve ne syrin e klientit duke rritur impaktin e prezantimit ne shitje.

Detyrat dhe pergjegjesite:


  • Planifikon, krijon dhe ekzekuton strategjine e pergjithshme vizuale te biznesit;
  • Perkujdeset per ekspozimin e produkteve sipas standardeve te dyqanit per te terhequr sa me shume visitor;
  • Krahason fushata te ndryshme sezonale dhe teston resultatet;
  • Vepron ne perputhje me kulturen e kompanise, produktin, imazhin dhe per te arritur tregun e synuar;
  • Trajnon stafin ne menyre te vazhdueshme ne menyre qe ata te zhvillohen dhe te kene nje implementim sa me te shpejte te proceseve merchandising;
  • Bashkepunon me dyqanet duke i dhene udhezime te qarta dhe duke i suportuar per cdo hapje fushate;
  • Identifikon dhe raporton ne menyre te vazhdueshme per tendencat e blerjeve te klienteve dhe artikujt qe kane me shume kerkese dhe njohuri te ndryshme te cilat kontribuojne ne rritjen e shitjeve te dyqanit;
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke perfshire shumeshllojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre;
  • Njeh me se miri strukturen arkitekturore si dhe specifikat e njesive te ekspozimit te produkteve ne dyqanet Jumbo dhe ndermerr aksione te ndryshme per permiresimin e performances se ketyre njesive.


Kerkesat:



  • Arsim i larte;
  • Te pakten dy vite pervoje si Visual Merchandiser;
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh;
  • Njohja e paketes Microsoft Office.


Aftesite:


  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes se nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per t’u perballur me situata te ndryshme te momentit.


Procedura e aplikimit
:

Per te aplikuar ne kete pozicion, ju lutem dorezoni te gjitha dokumentat e kerkuara, para dates: 30.04.2019 tek adresa e emailit hr@jumbo.al.

* Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr- 9887, vendosur nga Parlamenti Shqiptar “Mbrojta e te dhenave personale”.
 


Apply
Back
Top