• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER BLERJE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Menaxher Blerje
Përshkrim i përgjithshëm i punës:

Menaxheri i Blerjeve planifikon, ekzekuton, koordinon dhe finalizon projektet sipas planifikimeve paraprake duke respektuar afatet kohore si dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorin, menaxhimi i nivelit të stokut, hartim kontratash, mirëmbajtien e marrëdhënieve me klientët etj.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Implementon dhe menaxhon politikat komerciale të kompanisë, sipas programit që i ngarkohet;
  • Siguron furnizimet adekuate për plotësimin e nevojave të kompanisë duke marrë në konsideratë si aspektet financiare, kualitative dhe logjistike të furnizimit;
  • Menaxhon marrëdheniet me furnitorët sipas programit që i është ngarkuar;
  • Implementon dhe menaxhon negociatat me furnitorët;
  • Menaxhon dhe kontrollon ndryshimin e çmimeve nga ana e furnitorëve konform kushteve për të cilat është rënë dakord në kontratë;
  • Organizon procesin e porosive të mallrave qofshin ato automatike, manuale apo edhe ato që bëhen nga ana e furnitorit direkt;
  • Menaxhon implementimin e kontratave me furnitorët duke përfshirë këtu si aspektet e tregtimit por edhe ato të marketingut;
  • Menaxhon dhe kontrollon performancën e kategorive, sipas programit që i është ngarkuar;
  • Realizon targetet për performancën e kategorive, për programin me të cilin është ngarkuar;
  • Përcakton burimin më të mirë për blerjen e mallrave;
  • Merret me zëvendësimin e produktit të gabuar;
  • Përgjegjës për analizimin, identifikimin dhe zbutjen e rrezikut në të gjithë zinxhirin e furnizimit;
  • Ndihmon departamentin në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive blerëse për produktet;
  • Detyra të tjera që i caktohen nga Drejtuesi i Departamentit.

Kërkesat e profilit:

  • Edukim në profilin Administrim Biznesi;
  • Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhim, përbën përparësi përvoja në Biznes;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese me furnitorët;
  • Të ketë njohuri të proçeseve operacionale, planifikimit dhe menaxhimit strategjik të logjistikës, magazinës, transportit, blerjeve, proçedurave doganore;
  • Të krijojë dhe respektojë politikat ose procedurat brenda aktiviteteve të logjistikës;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
  • Të njohë shumë mirë paketën Office dhe programin financier Alpha.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: s.biba@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Sonila BIBA në numrin e telefonit +355 68 60 77 551 (nga e Hëna në të Premte.


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
 


Apply WhatsApp
Back
Top