• Durres, ofroj vend pune Infermier/e

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Infermieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli i pozicionit: Infermier
Organizata: Shoqata Ryder Albania
Qyteti : Durres
Tipi i punësimit: Me kohë të plotë

Përshkrimi i shkurtër i organizatës
Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care,
të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën,
si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik,
psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.

SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.
Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.
Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,
që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativ
në sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

Kriteret
1. Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor në një nga universitet publike.
2. Të ketë mbi 2 vjet përvojë pune në profesion.
3. Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë kronikë, në fazë të avancuar.
4. Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur .
5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
6. Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
7. Të posedojë leje drejtimi për automjetin ( Kategoria B)

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 20 Prill 2019. Të interesuarit mund të dërgojnë CV,
letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : [B][I]ryderalb@icc-al.org[/I][/B].

Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.

Shoqata Ryder Albania
Rruga: Rr. Ali Pashe Gucia , Nd 9, H 7 ,Ap2
Tel/fax: +355 4 2452 309
Email: [I]ryderalb@icc-al.org[/I]


Cel. : +355 4 2452 309
 


Apply WhatsApp
Back
Top