• Himare/Livadh ofroj vend pune Kamarjer/ Banakjer

Pune sezonale 5 muaj – Paga mbi nivelin e tregut ne jug.
Departamenti: RESTAURANT
Afati i fundit i aplikimit – 5 Prill 2019
Cel - 0674178980

Qëllimi i pozicionit:

- Të ofrojë shërbime miqësore dhe efikase për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për të gjithë klientët tanë dhe të sigurojnë që ata të kenë një përvojë të mrekullueshme;
- Kamerierët tanë janë të vëmendshëm ndaj nevojave dhe preferencave te klientëve tanë, bëjnë rekomandime dhe shërbejnë pije dhe ushqime me saktësi dhe efikasitet sipas standarteve të Hotelit ; për t'i bërë klientët tanë të ndjehen të mirëpritur, të rëndësishëm dhe të relaksuar.
- Qëllimi përfundimtar i të gjithë punonjësve është të ofrojë shërbime të shkëlqyera ndaj klienteve , duke krijuar një përvojë unike.
- Ju duhet të jeni pozitiv, besnik ambicioz dhe krenar i Hotel MIAMAR.

Aftësitë dhe përvojat kryesore jo të negociueshme:

 Personalitet te forte
 Shërbimi ndaj klientit - një ndjeshmeri e natyrshme për të ofruar shërbim të sinqerte
 Artikulimi dhe gjuha e shkëlqyer e folur shqip dhe anglisht
 Përvojë e mëparshme në restaurant.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:


  • Të keni njohuri te menuve te ushqimeve dhe pijeve ( filetim peshku, njohes I mire I vererave)
  • Përgatitja e restorantit për shërbimin sipas listes të përcaktuara nfa F &B Menaxher ;
  • Te sigurohet që çdo gjë të jetë e plotë përpara se te filloj shërbimi dhe te informoj per cdo gje qe kerkon vemendje Menaxherin.
  • Te komunikoj me Menaxherin në lidhje me cdo problem te ndeshur ne pajisje, kliente personel apo sherbim
  • Të shërbejë ushqim dhe pije, duke ndjekur standardet e miratuara te shërbimit.
  • Të regjistrojnë të gjitha shitjet me saktësi.
  • Te respektoj kodin e etikes dhe te veshjes dhe rregullat e higjenes dhe sigurise ne pune
  • Të respektojë rregullat dhe procedurat e kompanisë dhe të kryejë çdo kërkesë të arsyeshme të bëre nga Menaxheri, Mbikëqyrësi ose Menaxheri i pergjithshem
  • Të marrë pjesë në sesionet e trajnimit dhe në mbledhjet e ekipit sipas nevojës .
Nese mendoni se I plotesoni keto kerkesa kontaktioni ne numrin e cel 0674178980 ( sms dhe telefonate cdo dite nga e hena ne te djele ora 08.00-22.00)

Cel. : 0674178980
 


WhatsApp
Back
Top