• Sarande, ofroj vend pune Financier ne hotel

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni i punes: Ofrohet pune vjetore ose sezonale. Ne rast pune sezonale Maj - Shtator, ofrohet fjetja dhe ushqimi.

Pershkrimi i punes:
Të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operacioneve të hotelit. Të sigurojë udhëheqje dhe koordinim në përpjekjet administrative, planifikimin e biznesit, kontabilitetit dhe buxhetimin.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Harton, zbaton dhe monitoron planet e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat.
  • Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arketimeve.
  • Pergatit listën e pagave.
  • Kontroll i magazinave, kontroll i dokumentacionit fiskal, kontrolli periodik i arkes.
  • Cdo fund muaji, organizon inventarizimin e mallrave ne departamentet e hotelit dhe ben zbardhjen e rezultatit te inventarit te tyre.
  • Cdo fund muaji, organizon edhe inventarizimin e paisjeve dhe orendive te imta, jo vetem te Bar Restorantit, por edhe te apartamenteve dhe dhomave te resortit, evidenton problematikat (nese ka) per fazen pergatitore te Resortit per sezonin e ardheshem dhe zbardh dhe njehson inventarin fizik me inventarin kontabel te tyre.
  • Ben hedhjen e sakte te operacioneve të kontabilitetit ne sistemin kompjuterik.
  • Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur.
  • Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë.
  • Pergatit raportet financiare si deklaratat e të ardhurave, bilancet, dhe analiza e të ardhurave ose të shpenzimeve të ardhshme, që përmbledhin dhe parashikimin e gjendjes financiare të organizatës. Përgatit raporte të veçanta që kërkohen nga autoritetet rregullative.
  • Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet që lidhen, mbikëqyre aktivitetet e menaxhimit të parave të gatshme, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës.
  • Pergatit dhe kontrollon te gjitha funksionet të raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit gjithëpërfshirës vjetore financiare të kompanisë.
  • Kontrollon dhe miremenaxhon bashkepunimin me agjensite e huaja perfshire kontroll-faturimi dhe kontabilizimi fiskal i klienteve qera afatshkurt, pergatitja e autofaturimeve, rakordimi i arketimeve dhe faturimeve tatimore nga mbylljet ditore te paisjes fiskale, mbylljet ditore pos, dhe mbylljet ditore te arkes, dhe transfertat bankare.
  • Kontrollon ne menyre periodike situacionimin e shpenzimete te mirembajtjes, housekeeping, recepsionin, dhe restorant-bar.

Kerkesat e punes dhe aftesite

  • Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne Fakultetin e Ekonomise
  • Te kete eksperience pune mbi 5 vjet. Preferohet eksperience ne fushen e turizmit.
  • Te njohe programet baze te paketes Microsoft Office, Finance 5 dhe Alfa
  • Te njohe shume mire dokumentacionit financiar si dhe legjislacionit ne lidhje me fushen perkatese.
  • Te kete njohuri te Gjuhes Angleze

Kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre tek adresa buzehotel@gmail.com Ju lutem specifikoni ne subjektin/titullin e emailit pozicionin e punes qe aplikoni.
 


Apply
Back
Top