• Ofroj vend pune Oficer Kredie

Shqiperi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Njoftim për vend të lirë pune

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Oficer Kredie pranë Shoqërisë FAF sh.a. në të gjitha degët e saj

Detyrat e përgjithshme


  • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
  • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit
  • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë
  • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
  • Të analizojë në vend biznesin e klientit

  • Miratimin e kredive brenda kufijve të caktuar dhe dërgimin e kërkesave tek menaxhmenti për miratim.
  • Njohje me aplikantët për të marrë informacion lidhur me kërkesat e kredisë dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth procesit.
  • Analizë e gjendjes financiare të aplikantëve, kreditë dhe vlerësimet e pronave për të përcaktuar mundësinë e dhënies së kredive.
  • Prezantimi i llojeve te ndryshme të kredive dhe opsioneve të kreditit që janë në dispozicion, si dhe kushtet e këtyre shërbimeve.
  • Vigjilent ndaj llojeve të reja të kredive, shërbimeve dhe produkteve të tjera financiare për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve.
  • Dorëzim i aplikimit për kredi tek analistët e kredive për verifikim dhe rekomandim.
  • Negocimi i aranzhimeve të pagesave me klientët të cilët kanë kredi me vonesë.
  • Promovim i shërbimeve financiare që mund të plotësojnë nevojat e klientëve.
  • Analize e tregjeve te mundshme të kredisë dhe zhvillim i nje rrjeti referuese për të gjetur prospektet për kredi.
  • Përgatitja e raporteve për t'i dërguar klientëve ne dite vonese dhe për ta përcjellur drejt aksionit te Collection.
  • Organizim për mirëmbajtjen dhe likuidimin e pronave/kolateraleve.
  • Pergatitja e kërkesava drejtë gjykates për transferimin e titujve.

Kualifikimi dhe eksperienca


  • Të ketë minimalisht diplomë të nivelit bachelor
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
  • Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
  • Eksperienca e punës drejtperdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh


Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Elbasanit”, nr.178/1 Sauk, Tiranë, brenda datës 31/03/2019 dokumentacionin e poshtë cituar:

e-mail: info@faf.al


1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.

  1. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional




Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.

image faf sha.jpg
 


Apply
Back
Top