• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER MEKANIK

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani e specializuar në krijimin dhe prodhimin e reklamave dhe printimeve dixhitale, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

INXHINIER MEKANIK
Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Bashkëpunon me design lidhur me detajet e produkteve;
  • Përdor programet e projektimit për të projektuar;
  • Përgjegjës për zbërthimin e produktit / projektit;
  • Përgatit/udhëzon stafin duke ju përshtatur proçeseve të punës në linjën e prodhimit ose makinerive përkatëse;
  • Përgatit raporte periodike lidhur me ecurinë e punës në fabrikë.
  • Përgatit planet ditore të punës;
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Master në Inxhinieri Mekanike. Përbën avantazh diploma në degën Konstruksione, por pranohen dhe aplikime nga degë si Inxhinieri Ndërtimi, Skenofgrafi, etj.
  • Njohuri të mira minimalisht në dy nga programet: Autocad 2D-3D, SAP, Creo, SolidWorks, SketchUP ose programe të ngjashme.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe koordinuese.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte).

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top