• Tirane, kerkohet Agjent/e Terreni

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
PERSHKRIMI

Metabo Tirane ka filluar aktivitetin tregtar në tregtimin e veglave të punës që nga viti 1998.Produktet cilësore të tregtuara me çmime konkurruese si dhe bashkëpunimi me furnitorë të huaj që sa vinte e rritej bënë që të krijoheshin kushtet për krijimin e një dyqani te ri ne rrugen Siri Kodra. Metabo Tirane i sherben kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture, hidrocentrale, inerte,të gjithave subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit. Cilësia, siguria në punë dhe efikasiteti janë tiparet që i dallojnë produktet e kompaninë Metabo Tirane në tregun Shqiptar.

Metabo Tirane u krijon mundësi profesionistëve të gjejnë veglat dhe aksesorët e përshtatshëm për punët e tyre. Kompania është shpërndarës i autorizuar i veglave të punës Metabo, Wiha, Telwin, NWS, Ficher, Lavor, Husqvarna, BGS, Connect, Sola, Fiac, AEG.


KUALIFIKIMET

-Diplome universitare ne fushen e Marketingut ose Administrim Biznesi;
-Duhet të jetë kreativ dhe të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi;
-Të jetë korrekt dhe bashkepunues;
-Te zoteroje aftesi te mira te gjuhes angleze;
-Aftësi të mira vëzhguese, i vëmendshëm ndaj detajeve dhe kujtesë të mirë;
-Aftësi të krijojë lehtë marrëdhënie;
-Aftësi të përshtatet shpejt me procedurat dhe situatat e reja;
-I angazhuar për të arritur objektivin;
-Te mbaje marredhenie profesionale qe te perputhen me vlerat dhe orientimin e vete shoqerise.


DETYRAT

- Siguron nje raport të detajuar rreth eksperiencave që ka pasur në treg sipas objektivave të caktuara;
- Raporton cdo dite tek eprori direkt per problematikat qe mund te dalin;
- Zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit te shitjeve sipas objektivave;
-Bashkepunimi me Departamentin e Marketingut per implementimin e strategjive te duhura per arritjen e objektivave;
-Zhvillimi dhe ruajtja e marredhenieve me klientet;
-Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit te klienteve;
-Pergatitja e raportimeve periodike;
-Informimi ne menyre te vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecurite e tregut vendas;
-Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e tij;
-Analize e klientit ne terren;
-Analize e Konkurentit ne terren;
-Ky pozicion pune kerkon angazhim maksimal pasi nje pjese e punes do te zhvillohet edhe ne terren.


SHENIME

Qellimi jone si kompani eshte te ndertojme uren lidhese midis punonjesve dhe kompanise duke u bere bashkepuntore te kompanise dhe duke i krijuar kushtet me optimale per nje bashkepunim sa me afatgjate, kjo eshte arsyea qe nuk eshte e nevojshme EKSPERIENCA.

Punemarresi nuk duhet te kete obligime te tjera.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike:

metabotirane@gmail.com
Adresa: Rr. Siri Kodra prane karburantit GEGA OIL (ish frigoriferi)
 


Apply
Back
Top