• Lushnje, ofroj vend pune Punonjës Banaku në Market, Lushnje

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përmbledhja e Pozicionit:

Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi, sistemimi i produkteve në banak dhe shitja e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

Detyra dhe Përgjegjësi:


-Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
-Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
-Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
-Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
-Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
-Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
-Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
-Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.

Kërkesa minimale:


-Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
-Eksperiencë pune të ngjashme, (6muaj deri në një vit).
-Aftësi për te punuar në skuadër;
-Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
-Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.


Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 12.04.2019 në adresën hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top