• Tirane, ofroj vend pune Content Writer Specialist

Kompania jonë është në kërkim të specialistave për shkrime dhe redaktime të faqeve tona të internetit. Përgjegjësitë kryesore të pozicionit përfshijnë shkrime të artikujve në blogjet tona lidhur me ecurinë e llojeve të marketingut dixhital në botë, hulumtime/analiza/konkluzine të ecurisë në tregun Shqipëtar. Gjithashtu shkrime për produkte/shërbime të ndryshme që ofrojnë klientët tanë, kur të jetë e nevojshme.

Përgjegjësitë:

  • Analizon industrinë (duke kombinuar burimet online, intervistat dhe studimet).
  • Shkruan artikuj të qartë për të promovuar produktet/shërbimet tona.
  • Përgatit struktura të qarta duke përdorur Sistemet e Menaxhimit të Përmbajtjes.
  • Korrigjon dhe redakto postimet e blogeve përpara publikimit.
  • Publikon online artikullin e përfunduar.
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe dizajnerin për ilustrimin e artikujve.
  • Kryen analiza të thjeshta fjalësh kyçe dhe përdor udhëzimee e SEO për të rritur trafikun e uebit.
  • Promovon artikujt në rrjtet tona sociale..
  • Identifikon nevojat dhe boshllëqet e klientëve dhe rekomandon plotësimin e tyre.
  • Sigurimi i qëndrueshmërisë (stil, fonte, imazhe dhe ton) përçdo shkrim.
  • Përditëso përmbajtjen e uebfaqes sipas nevojës

Kërkesat:

  • I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Gazetari (ose fusha të ngjashme).
  • Përvoja pune si Content Writer, Copywriter ose rol të ngjashëm.
  • Portofoli i artikujve të shkruar.
  • Njohja me shkrimet në internet.
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shkrimin dhe redaktimin në gjuhën shqipe.
  • Eksperienca të përdorimit të Sistemeve të Menaxhimit të Përmbajtjes (p.sh. WordPress).
  • Aftësi për të përmbushur afatet.
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.

Të interesuarit të dërgojnë CV përkatëse më subjektin “Content Writer Specialist” tek adresa e emailit jobs@abingmedia.com .
 


Apply
Back
Top